LUSHNJE: FABIOL HYSI (SHURDH-MEMEC) U DHUNUA FIZIKISHT BARBARISHT NGA ENEA KORRESHI DHE IRGI NASUFI TË CILËT U ARRESTUAN NGA POLICIA E SHTETIT | HYSI GJENDET NË SPITAL NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Lushnje, Shqipëri | Z. Fabjol Hysi, i cili, nuk flet dhe nuk dëgjon (shurdh-memec) u sulmua fizikisht dhe përfundoi te spitali i Traumës ku gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, sepse, i është çarë kafka me gurë.
“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia”, deklaroi nëna e tij, Fatbardha Hysi.
“Dy djemtë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim. Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, denoncoi ajo.
Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve, u tha në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários