LUSHNJE: U ARRESTUA MARIN LEKA | AKUZOHET SE DO T’I BLINTE VOTËN MUHARREM TOSKËS: AKTET PROCEDURIALE PENALE U REFERUAN NË PROKURORINË E POSAÇME (SPAK).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Lushnjë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marin Leka, me moshë 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Ai akuzohet se do t’i blinte votën z. Muharrem Toska.
Njoftim | I premtoi një shtetasi, dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik, vihet në pranga 38-vjeçari.
Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments