
Napoli, Itali | Njëzet e katër orë pas tërmetit që tronditi Napolin dhe Kampi (Campi) Flegrei-n, qëllimi është kthimi në normalitet.
Për shumë, por jo për të gjithë. Në fakt, ka nga ata që nuk kanë arritur të kthehen në shtëpi dhe kanë preferuar të kalojnë natën në makinë ose të arrijnë në qendrat e pritjes të ngritura nga bashkitë e përfshira midis Napolit dhe rrethit ose të vendosen përkohësisht te të afërmit.
“Është një moment i vështirë, por shteti është aty”, thotë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili, mbërriti në Banjoli (Bagnoli) për të takuar kryetarët e bashkive dhe për të siguruar popullatën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments