
Romë, Itali | Madhëria e tij Mbreti Abdullah II i Jordanisë u prit mëngjesin e sotëm në Kuirinale (Quirinale) nga presidenti i Republikës së Italisë Serxho Matarela (Sergio Mattarella), në prani të zv/ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Edmondo Çirieli (Cirielli).
Më vonë, mbreti i Jordanisë u prit në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) nga kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni.
“Prania e tij në këtë moment të vështirë të veçantë, këtu në Romë, është shumë e rëndësishme që ne të mund të shkëmbejmë mendime, të mund të analizojmë së bashku situatën e ndërlikuar në të cilën po lëviz lagjja jonë e përbashkët”, i tha kreu i shtetit italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella) Mbretit të Jordanisë.
“Dhe është shumë e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të mbajmë një koordinim të ngushtë me Jordaninë sepse vendi i tij po kryen një punë shembullore të koordinimit, ndërmjetësimit dhe lidhjes së rajonit dhe ne jemi pranë dhe mbështesim veprimin që Jordania po kryen me kaq rëndësi”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments