MAKINAT AUTONOME NUK JANË MJAFT TË SIGURTA PËR RRUGËT PUBLIKE | E THËNË SIPAS NJË TË BRENDSHMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 5, 2023
- 3 min read

Amsterdam, Vendet e Ulëta | Një ish-punonjës i Tesla-s tha për entin mediatik ndërkombëtar BBC-së se ka krijuar bindjen se “teknologjia që fuqizon automjetet autonome të kompanisë amerikane, nuk është mjaft e sigurt për t'u përdorur në rrugët publike.”
Në muajin maj, z. Lukasz Krupski dërgoi të dhëna nga gazeta gjermane Handelsblatt, që përfshinin ankesat e klientëve për softuerin e frenimit dhe vetëdrejtimit të Tesla-s.
Ai tha se përpjekjet e tij për të ngritur shqetësime u injoruan në kompani. Tesla nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
CEO i Tesla-s Illën Mask (Elon Musk), promovoi teknologjinë e tij autonome të automjeteve. “Tesla ka deri tani inteligjencën artificiale më të mirë në botën reale”, tha ai në një njoftim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Por, në intervistën e tij të parë, në Mbretërinë e Bashkuar, z. Krupski tha se ishte i shqetësuar për mënyrën se si inteligjenca artificiale po përdorej për të fuqizuar shërbimin Autopilot, të automjeteve Tesla.
Veçoria Autopilot, për shembull, përfshin drejtimin e asistuar dhe parkimin, por, pavarësisht emrit, ajo ende kërkon një shofer njerëzor, me duart në timon.
“Unë mendoj se hardueri nuk është gati, dhe softueri është gati”, kjo na prek të gjithëve, sepse, ne në fakt, po marrim pjesë në një eksperiment në rrugë publike.
Pra, “edhe nëse nuk keni një Tesla, fëmijët tuaj janë ende përdorues të rrugës”, tha z. Krupski për entim mediatik BiBiSi (BBC).
Z. Krupski thotë se ka gjetur prova, në të dhënat e kompanisë, që tregojnë se kërkesat për funksionimin e sigurt të automjeteve, që kishin një nivel të caktuar autonomie, nuk ishin respektuar.
Ai tha ndër të tjera, se “edhe punonjësit e Tesla-s i kanë thënë atij për automjetet që frenojnë rastësisht, në përgjigje të pengesave inekzistente, të njohura si frenime fantazma.”
Sipas të dhënave të Tesla-s, në fund të vitit 2022, klientët amerikanë që përdorin Autopilot, kishin mesatarisht një aksident, që përfshinte hapjen e airbag-ut çdo tetë milionë kilometra të kryera.
Z. Krupski tha se ai ndihej i detyruar të ndante gjetjet me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hetuar Tesla-n që nga muaji janar, mbi pretendimet e tij, në lidhje me veçoritë e tij vetë-drejtuese.
Tesla është përballur gjithashtu me një shqyrtim të ngjashëm, dhe pyetje në lidhje me sistemin e saj Autopilot, nga agjenci të tjera, të tilla si Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.
Gazeta gjermane Handelsblatt botoi “skedarët Tesla” pasi z. Krupski ndau 100 GB të dhëna të brendshme që zbuloi.
Autoriteti kombëtar i mbrojtjes së të dhënave në Holandë, ku ndodhet selia evropiane e Tesla-s, konfirmoi për entin mediatik BiBiSi (BBC) se ishte njoftuar për shkeljen e të dhënave, dhe po shqyrtonte kërkesën.
Z. Krupski tha se përvoja e tij gjashtëmujore si sinjalizues ishte e tmerrshme. “Ndonjëherë mezi fle natën”, tha ai për entin mediatik të lartpërmendur.
Sidoqoftë, puna e tij u njoh nga të tjerë, dhe atij iu dha çmimi “Programi për sinjalizimin e fjalës së lirë”.
Z. Xhek Stillgou (Jack Stilgo), një asistent profesor në Kolegjin Universitar në Londër, i cili, hulumton automjetet autonome, tha se pretendimet e z. Krupski ngritën shqetësime rreth teknologjisë: “Ky është një lloj testi i egër i inteligjencës artificiale, në rrugë të hapur.”
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi Aktin e “Automated Vehicles”, në fillim të muajit nëntor, për të krijuar një kuadër ligjor, për makinat autonome.
“Do të duhet të shohim se si do të zhvillohet projektligji dhe nëse do të merret me të gjitha gjërat e reja rreth teknologjisë”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments