MALISHEVË: VDIQ MËSUESJA FLORENTINË KRASNIQI-MAZREKU | VARRIMI I SAJ DO TË KRYET SOT NË ORËN 15:00 NË VARREZAT E MALISHEVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Malishevë, Republika e Kosovës | Mësuesja Florentinë Krasniqi-Mazreku u nda nga jeta në moshë të re.
Ajo ishte arsimtare e lëndës së Artit Figurativ.
Për respektin e saj, sot, nuk do të mbahet mësim.
Shkolla ku ajo ishte mësimdhënëse organizon një takim përkujtimor në orën 13:30, e cila, do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”.
Varrimi i saj do të bëhet sot (1 prill 2025), në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.
Ngushëllime!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments