top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAR A LAGO; FLORIDA | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PRITI NË TAKIM HOMOLOGUN E TIJ EKUADORIAN DANIEL NOBOA: SIGURIA + TRAFIKU I DROGËS + EMIGRIMI ISHIN NË QENDËR TË DISKUTIMEVE MES TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 1 min read

Florida, Amerikë | Siguria dhe migrimi ishin në qendër të një takimi konfidencial të mbajtur të shtunën në Florida midis presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe homologut të tij ekuadorian Daniel Noboa.

 

Kjo është bërë e ditur nga burime nga presidenca ekuadoriane, të cituara nga gazeta “El Universo”, sipas të cilave, takimi që u zhvillua në pronën e presidentit amerikan në “Mar a Lago” u zhvillua në një atmosferë të përzemërt që konfirmon marrëdhëniet e mira të presidentëve në fjalë.

 

Afërsia aktuale midis qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Ekuadorit përkthehet në përjashtimin e ekuadorianëve nga plani i dëbimit, si dhe mbështetje dhe këshilla për çështjet e sigurisë”, shtuan burimet.

 

Takimi përfaqëson një gjest të qartë mbështetjeje nga Shtëpia e Bardhë për presidentin Noboa përpara balotazhit presidencial në muajin prill që e vë atë kundër kandidates së krahut të majtë Luisa González.

 

Presidenti Noboa ka bërë së fundmi disa njoftime në lidhje me synimin e tij për të inicuar bashkëpunim të ngushtë me ShBA-ës për çështjet e sigurisë dhe trafikut të drogës, që do të përfshinte kthimin e bazave ushtarake dhe kontraktimin e milicisë private Blackwater të ish-marinsit Erik Prins (Prince).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page