Uashington, Amerikë | “Ne do të punojmë me presidentin Tramp për t'i kundërshtuar qeveritë në mbarë botën që synojnë kompanitë amerikane dhe kërkojnë censurë më të madhe”.
Kjo është një nga pikat me të cilat CEO-ja i kompanisë “Meta” (një kompani që zotëron disa rrjete sociale si Facebook, Instagram dhe Threads) Mark Zakërberg (Zuckerberg) njoftoi ndalimin e kontrollit të fakteve në platformat e saj.
Në videon që shpall ndalimin, z. Zakërberg (Zuckerberg) akuzon gjithashtu Evropën se ka një numër gjithnjë në rritje ligjesh që institucionalizojnë censurën dhe e bëjnë më të vështirë kryerjen e çdo risie atje dhe gjithashtu akuzon administratën e mëparshme amerikane, atë të udhëhequr nga Joe Biden, e cila ushtronte presion për censurë.
“SHBA ka mbrojtjen më të fortë kushtetuese për shprehjen e lirë në botë”, nënvizon ai, duke eksploruar më pas zona të tjera gjeografike të botës.
“Vendet e Amerikës Latine - shpjegon ai - kanë gjykata sekrete që mund të urdhërojnë kompanitë të eliminojnë gjërat në heshtje.
Kina ka censuruar aplikacionet tona, duke i penguar ato edhe të funksionojnë në vend.
E vetmja mënyrë se si mund të zmbrapsemi kundër kësaj tendence globale është me mbështetjen e qeverisë amerikane.
Tani - tha ai - ne kemi mundësinë për të rivendosur lirinë e shprehjes dhe jam i emocionuar ta shfrytëzoj atë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments