MARRËVESHJA MELONI-TRAMP (TRUMP): MARRËVESHJA SHBA-BE DO TË BËHET 100%.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Një ftesë për në Romë u pranua. Dhe një hapje për të shqyrtuar takimin, me atë rast, edhe me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.
“Nuk mund të nënshkruaj marrëveshje për BE-në, por jam këtu që të përpiqem të gjej ekuilibrin e duhur në gjysmë të rrugës”, shpjegoi kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni në hyrje, kur dy delegacionet u ulen në tryezën e kabinetit për drekën e punës në Shtëpinë e Bardhë.
“Italia është aleati më i mirë i ShBA-ës, por për sa kohë që Xhorxha (Giorgia) është kryeministre”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp, i cili, nuk kurseu disa komplimente për atë që ai e cilësoi si një grua fantastike dhe që po bën një punë të shkëlqyeshme.
“Jam i sigurt se mund të arrihet një marrëveshje”, përsërit kryeministrja Meloni e cila ftoi presidentin amerikan në Itali.
“Ai e pranoi ftesën”, tha ajo më pas, e ulur në Zyrën Ovale, ku fjalimi i vogël tradicional para gazetarëve u këthye në një konferencë të vërtetë shtypi, që zgjati më shumë se gjysmë ore, me dhjetëra pyetje, pothuajse të gjitha për drejtuesin.
Megjithatë, në italisht, një gazetare e pyeti për mbrojtjen dhe Ukrainën dhe ajo sërish në italisht, përsëriti qëndrimin e saj të zakonshëm para bashkëbiseduesit.
“E dini çfarë mendoj unë, se ka pasur një pushtim dhe se pushtuesi ishte Putini”, iu përgjigj kryeminstrja Meloni - në italisht.
Por takimi, që të dy dëshirojnë të nënvizojnë, ishte një mundësi për të diskutuar shumë çështje të tjera me interes për të dy vendet.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara do të ketë 10 miliardë investime nga kompani italiane, të cilat, kryeministrja Meloni i vlerësoi si promotore de-fakto dhe i kërkoi falje presidentit Tramp (Trump) duke qeshur, për rezultatet që ka arritur Italia në këto dy vite e gjysmë qeverisje.
Ajo pati një nuancë krenarie kur ndërpreu arsyetimin e presidentit Tramp (Trump) për joefektivitetin e BE-së në çështjet e emigracionit (tani situata ka ndryshuar edhe falë Italisë, jam optimist).
“Misioni është të bëj Perëndimin përsëri të madh”, tha kryeministrja, duke huazuar moton e presidentit Tramp (Trump).
“Dikush më quan nacionaliste perëndimore”, pohoi kryeministrja Meloni, duke shpjeguar se nëse ka probleme mes aleatëve, duhet të ndalemi dhe të flasim.
“Dhe kjo është koha për t'u ulur dhe për të gjetur zgjidhje”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments