MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET KINËS + JAPONISË + KORESË SË JUGUT | MINISTRAT E JASHTËM U TAKUAN SË BASHKU PËR TË SFIDUAR TARIFAT E SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Tokio, Japoni | “Ministrat e Jashtëm të Japonisë, Koresë së Jugut dhe Kinës kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre”, tha ministri i Jashtëm japonez Takeshi Iuaia (Iwaya), pavarësisht presionit tregtar nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne patëm një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi bashkëpunimin trepalësh dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare nga një perspektivë e gjerë dhe konfirmuam se do të promovojmë bashkëpunimin e orientuar drejt së ardhmes”, u tha ministri Iuaia (Iwaya) gazetarëve pas një takimi trepalësh në Tokio.
Ministri i Jashtëm japonez Iuaia (Iwaya) u këmbënguli homologëve të tij kinezë dhe koreano-jugorë se nuk është i pranueshëm kudo ndryshimi i status quo-së me forcë, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.
“Lidhur me situatën në Ukrainë, theksova nevojën që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet për të përsëritur se çdo përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në me forcë nuk do të tolerohet askund në botë”, u tha ministri Iuaia (Iwaya) gazetarëve pas bisedimeve në Tokio me homologët e tij Uang Ji (Wang Yi) të Kinës dhe Ço (Cho) Tae-yul të Koresë së Jugut.
“Ministrat ranë dakord përfundimisht se paqja në Gadishullin Korean është një përgjegjësi e përbashkët”, tha ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Ço (Cho) Tae-yul.
“Ne përsëritëm se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean është një interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët e të tre vendeve”, u tha ministri Ço (Cho) gazetarëve në Tokio pas bisedimeve trepalëshe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments