top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARSEJË: AUTORITETET E HETIMIT PENAL ARRESTUAN 2 VETA | AKUZOHEN SE HODHËN 3 BOMBA MOLOTOV NË KONSULLATËN RUSE: ARRESTIMI I TYRE U KRYE KUR ATA GJENDESHIN NË NJË MANIFESTIM PRO UKRAINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 1 min read

Marsejë, Francë | Dy veta janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në lidhje me hedhjen e mjeteve shpërthyese kundër konsullatës ruse në Marsejë ditën e djeshme.

 

Këtë e ka bërë të ditur prokuroria vendase.

 

Paraditen e djeshme, godina e konsullatës ruse, e cila, ndodhet në një lagje me disa zyra të tjera diplomatike, u vu në shënjestër të bombave të molotovit, pasuar nga shpërthime.

 

Lëshimi i eksplozivit nuk shkaktoi asnjë të lënduar apo dëmtim të objektit.

 

Aksioni u përkufizua menjëherë si një sulm terrorist nga Moska, në përvjetorin e tretë të konfliktit në Ukrainë.

 

Sipas prokurorit, dy të arrestuarit janë “të rritur”.

 

Sipas gazetës “La Provence”, ata u identifikuan nga policia teksa merrnin pjesë në një demonstratë në favor të Ukrainës mbrëmë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page