
Moskë, Federata Ruse | Z. Kirill Dmitriev, CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, ka sugjeruar një mision të udhëhequr nga Rusia-SHBA në vitin 2029. Si të interpretohet?
Arritje në Mars me një përpjekje të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse. Propozimi, drejtuar z. Illn Mask (Elon Musk), erdhi në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) nga CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse (ose RDIF), Kirill Dmitriev; për të dërguar një ekuipazh ruso-amerikan në Mars në vitin 2029.
Edhe pse duhet marrë me gjithë kujdesin e duhur, nëse lajmi i publikuar menjëherë nga agjencia e lajmeve Novosti, do të ndiqej, ai do të përfaqësonte një kthesë epokale në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar përtej atmosferës.
Si rrjedhojë, në marrëdhëniet midis kombeve këtu në Tokë.
Me një afrim mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që shprehet në përafrimin më të madh mes presidentëve të tyre përkatës, Vladimir Putin dhe Danlld Tramp (Donald Trump).
“Viti 2025 shënon pesëdhjetë vjetorin e fluturimit të parë ndërkombëtar të hapësirës Soyuz-Apollo. A do të jetë viti 2029 viti i një misioni të përbashkët amerikano-rus në Mars”, pyet z. Dmitriev në një koment në rrjetin social virtual Iks (X).
“Mendjet dhe teknologjitë tona duhet t'i shërbejnë të mirës së njerëzimit, jo shkatërrimit të tij”, tha menaxheri rus, duke iu përgjigjur një njoftimi tjetër, të bërë nëntë orë më parë nga z. Mask (Musk).
Edhe pse ai nuk është përgjigjur ende, bosi i SpaceX, i cili tani është gjithashtu kreu i Doge, Departamenti i Efiçencës Burokratike të ShBA-ës, ka pohuar gjithmonë se nëse misionet robotike do të ishin të suksesshme, viti 2029 do të ishte viti i duhur për të çuar ekuipazhet e para njerëzore në Mars.
Mbi bazën e këtyre deklaratave, z. Dmitriev, i trajnuar në bankat më të mëdha amerikane të investimeve, propozoi përpjekjen e përbashkët, paksa përsëritje të asaj që ndodhi, me rolet e ndryshuara, mes John Fitzgerald Kennedy-t dhe Nikita Hrushovit gjatë bisedimeve në Vjenë, pas krizës së raketave kubane.
Kthehu në të kaluarën: Ishte qershori i vitit 1961 dhe ndonëse mund të merrej frymë e lehtësuar pas ditëve të pafundme terrori, ndërtimi i Murit të Berlinit do të rikonfirmonte disa javë më vonë se fati i botës ishte i ndarë në dy blloqe kundërshtare.
Sot, siç evokoi z. Dmitriev, z. Thomas Stafford dhe z. Aleksei (Alexei) Leonov do të ishin pikat e referencës: astronauti amerikan dhe kozmonauti rus, në komandën e ekuipazheve të tyre përkatëse në misionin e përbashkët Apollo-Soyuz, pasi miqtë e mëdhenj nuk pushuan kurrë së përsërituri: “Së bashku jemi më mirë”.

Pasi u takuan në orbitë, në korrik 1975, z. Stafford dhe z. Leonov shtrënguan duart ndërsa anija e tyre kozmike, të bashkuar nga një nyje që do të frymëzonte gjithashtu kopertinën e Wish You Were Here të Pink Floyd, kalonte mbi ishullin Elba.
“Aty ku baballarët e tyre ushtarë shtrënguan duart në fund të Luftës së Dytë Botërore”, tha z. Leonov në një intervistë.
Larg nga të qenit një shaka e improvizuar, propozimi i z. Dmitriev u pasua nga publikimi i një videoje të dedikuar, e shpërndarë edhe një herë nga llogaria e tij në rrjetin social virtual Iks (X) dhe e marrë nga disa kanale ruse Telegram.
Në postim, z. Dmitriev propozon që edhe Evropa të përfshihet në sipërmarrje të përbashkëta.
Elementet ende të njohura nuk janë të mjaftueshme për të thënë se në çfarë mase dhe nëse ideja korrespondon me një strategji të planifikuar prej kohësh në Moskë.
Nuk do të ishte më pak e rrezikshme të supozohej se propozimi do të mirëpritej në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në ditët e tensionuara të negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, në të cilat z. Tramp po anon drejt përmbushjes së kërkesave të Rusisë.
Diplomacia hapësinore, duke pasur parasysh ndryshimin e fundit në krye të Roscosmos, agjencia ruse hapësinore, me emërimin me dekret presidencial të “Maskut rus”, Dmitri (Dmitry) Vladimiroviç Bakanov, mund të luajë kartën e një afrimi taktik për të forcuar më tej marrëdhëniet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.
Një dorë ndihmëse në një projekt të largët për të ngrohur marrëdhëniet diplomatike dhe rehabilitimin e Putinit në skenën ndërkombëtare.
Do të shohim përgjigjet nga Amerika.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント