MASA E RE KUNDËR DUHANPIRJES NË FRANCË | NDALOHET DUHANI NË HAPËSIRAT PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 29, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Pas Zelandës së Re, edhe Franca po merr luftën kundër pirjes së duhanit.
Hapësirat në të cilat do të ndalohet pirja e duhanit shtrihen në të gjitha plazhet, kopshtet publike, pyjet, dhe mjediset e vendeve publike, duke filluar nga shkollat.
Për më tepër, pritet një rritje e kostos së cigareve, e cila, do të kushtojë 13 euro për paketë në vitin 2026, me një fazë të parë prej 12 eurosh në vitin 2025.
Ministri i Shëndetësisë Rousseau deklaroi se ndalimi i pirjes së duhanit do të bëhet normë: “Hapësirat e ndaluara, të cilat tashmë janë mbi 7200, në mbi 73 departamente, janë rezultat i një lëvizjeje të nisur në vend nga bashkitë. Sot ne e kthejmë përgjegjësinë, dhe vendosim që parimi të bëhet rregull. Rritja e çmimeve është masa më efektive sipas OBSH-së, dhe të gjitha studimeve të pavarura mbi këtë temë.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments