top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MASAT E PROPOZUARA TË “BE” SYNOJNË RRITJEN E LIRISË DHE SIGURISË SË SHTYPIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 3, 2023
  • 4 min read

Nga z. Jacky-Long Mouthuy | Mastriht U. Fakulteti i Drejtësisë, Vendet e Ulëta.

Mastriht, Vendet e Ulëta | 2 Nëntori, ishte Dita Ndërkombëtare e OKB-së për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve.


Përpara këtij rasti, më 31 tetor 2023, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse, që promovon lirinë e shtypit në mbarë botën, publikoi Indeksin e tij vjetor të Mosndëshkimit Global.


Raporti mbledh të dhëna për ndjekjen penale të vrasësve të gazetarëve, si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin për persekutimin e shtypit.


CPJ arrin në përfundimin se liria e shtypit është aktualisht nën presion në rritje në vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse ato janë ende ndër vendet më të sigurta në botë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e gazetarëve, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.


Në vitin 2010, gazetari grek Sokratis Giolias u qëllua dhe u vra jashtë shtëpisë së tij, në momentin që do të publikonte një artikull mbi korrupsionin.


Askush nuk është gjetur ende fajtor për krimin, me të meta të gjetura në hetimin e autoriteteve për vrasjen e tij.


Në vitin 2017, gazetarja malteze Dafne Karuana Galicia (Daphne Caruana Galizia), e cila, kishte raportuar për korrupsionin qeveritar dhe Panama Papers, vdiq në një makinë bombë.


Në vitin 2018, gazetari sllovak Ján Kuciak, i cili, hetoi mashtrimin tatimor të kryer nga biznesmenë të lidhur me politikanë të shquar sllovakë, u vra, me të fejuarën e tij në shtëpinë e tyre.


Në vitin 2021, gazetari grek Jorgos Karaivaz (Giorgos Karaivaz) u qëllua për vdekje teksa po kthehej në shtëpi, dhe në të njëjtin vit u vra edhe gazetari holandez Peter R. de Vries, teksa dilte nga një studio televizive në Amsterdam.


Këto vrasje kanë një efekt rrëqethës mbi gazetarët dhe shtypin.


Por vrasja nuk është mjeti i vetëm i frikësimit të shtypit.


Kohët e fundit, në orën 6 të mëngjesit të datës 27 shtator 2023, gazetarja franceze Ariane Lavrilleux u mor në paraburgim për tridhjetë e nëntë orë nga forcat franceze të antiterrorizmit pasi ata bastisën banesën e saj për të marrë laptopin, telefonat, kartat SD dhe shënimet e saj.


Qëllimi ishte identifikimi i burimeve të saj.


Ajo kishte botuar disa artikuj mbi shitjen e armatimit francez në vende të tjera, dhe gjithashtu mbi operacionin Sirli, ku Franca i dha inteligjencë Egjiptit për të luftuar terrorizmin, por, që në vend të kësaj u përdor për të vrarë civilë të dyshuar për trafikim, me zyrtarët francezë që mbyllnin sytë.


Mbajtja afatshkurtër në ambientet policore e gazetarëve nuk është një praktikë e re në Francë, ku, disa gazetarë janë marrë në pyetje nga shërbimet e inteligjencës, pasi zbuluan të meta në atribuimin e tregjeve publike nga ushtria.


Edhe në vitin 2019, autoritetet bastisën zyrat e entit mediatik Mediapart, pasi publikoi një seri artikujsh hetimorë që përfshinin Presidentin Makron (Macron).


Kjo bastisje u konsiderua më vonë e paligjshme nga një gjykatë.


Përveç masave të tilla shtrënguese, autoritetet si dhe individët mund të përdorin gjithashtu të ashtuquajturat SLAPP (Litigation Strategic Against Public Participation), për të frikësuar shtypin.


SLAPP-të janë veprime juridike të ekzagjeruara, ose të pabaza, që përdoren në mënyrë abuzive, për të ngacmuar, frikësuar, dhe ngarkuar me tarifa ligjore, ata që veprojnë në interes të publikut, derisa të ndalojnë nga misioni i tyre.


Ata që synohen zakonisht janë gazetarët, shtëpitë botuese, mediat, dhe aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të mjedisit.


Ky është një lloj ngacmimi ligjor, dhe një abuzim i sistemit ligjor, që përdoret gjithnjë e më shumë në të gjithë Bashkimin Europian.


Koalicioni i OJQ-ve kundër SLAPP-ve në Evropë, vlerëson se ka 820 raste të hapura sot, nga 570 në vitin 2022, në të gjithë Europën.


Në kohën e vrasjes së saj, gazetarja Dafne Karuana Galicia (Daphne Caruana Galizia) përballej me 48 procese gjyqësore.


Vdekja e saj e shtyu Komisionin Evropian të propozonte Direktivën Anti-SLAPP, e quajtur gjithashtu Ligji i Dafnes (Daphne), për të përshpejtuar procedurat ligjore, dhe për të siguruar siguri financiare, për të pandehurit në rastet e procedurave ligjore qartazi të pabazuara dhe/ose abuzive.


Parlamenti Evropian votoi në favor të propozimit këtë tetor. Këshilli i Bashkimit Europian i përbërë nga ministrat e çdo shteti anëtar të BE-së, tani duhet ta votojë atë.


Projektligji është pasuar nga një tjetër propozim i Komisionit, Akti për Lirinë e Medias (ALM), i cili, është miratuar nga Parlamenti Evropian në fillim të tetorit.


Ligji pret miratimin e Këshillit në mënyrë që të bëhet ligj.


ALM i jep mediave një sërë të drejtash, duke përfshirë, ndër të tjera, mbrojtjen e burimeve gazetareske, ndalimin e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian që të ndërhyjnë në politikat editoriale, dhe të vendosin spyware, në çdo pajisje ose makineri të përdorur nga ofruesit e shërbimeve mediatike.


Propozimi gjithashtu parashikon detyra për mediat, si për të siguruar që redaktorët të jenë të lirë të marrin vendime individuale editoriale, dhe të zbulojnë çdo konflikt aktual, ose të mundshëm interesi, që mund të ndikojë në ofrimin e lajmeve, dhe përmbajtjes së aktualitetit.


Veprimi i Bashkimit Europian është sigurisht një lajm i mirë për lirinë e shtypit, dhe mbrojtjen e gazetarëve, dhe burimeve të tyre.


Propozimet e mësipërme i bashkohen Direktivës së Denoncuesve të miratuar në vitin 2019, e cila, mbron njerëzit që raportojnë shkelje të ligjit të BE-së, për një gamë të gjerë temash nga punëdhënësi i tyre, autoritetet publike, dhe publiku në përgjithësi.


Këto tre akte ligjore pritet të mbrojnë pluralitetin e medias, dhe aksesin e lirë në informacion, duke rritur kështu demokracinë në Bashkimin Europian.


Megjithatë, vetëm masat nuk do të zgjidhin të gjitha çështjet, me të cilat, po përballen mediat.


Bashkimi Europian tani është i angazhuar në një rrugë të gjatë, për të forcuar lirinë e medias, dhe aksesin në informacion, por, Direktiva Anti-SLAPP dhe Akti për Lirinë e Medias tregojnë se ai po shkon në drejtimin e duhur.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page