top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI 1 MILION $ PËR IDENTIFIKIMIN E 49 DOBËSIVE TEKNIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 2, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një ekip hakerash fituan 200000 dollarë duke hakuar me sukses modemin celular të një makine elektrike Tesla, dhe sistemin info-argëtues në një konkurs të sigurisë kibernetike, të drejtuar nga Zero Day Initiative.

Konkursi, i quajtur “Pwn2Own Automotive 2024”, synon të identifikojë dobësitë në produktet elektronike të automobilave, dhe inkurajon koduesit që t'i raportojnë gjetjet e tyre kompanive të teknologjisë për zgjidhje.

Ekipi fitues, Synacktiv, mori 100000 $ për shfrytëzimin e një zinxhiri me dy gabime në Sistemin Infotainment Tesla dhe 100000 $ të tjera për një zinxhir me tre defekte kundër Modemit Tesla.

Konkursi në përgjithësi shpërndau mbi 1 milion $ në para për identifikimin e 49 dobësive teknike.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page