MBI 200 MIJË NË PROTESTË KUNDËR ARRESTIMIT TË KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU | MEDIAT KRYESORE CENSUROJNË PROTESTËN; EDHE PRANINË E DELEGACIONIT TË PARTISË SOCIALISTE EVROPIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Ankara, Turqi | Turma të mëdha po marrin pjesë në një demonstratë në Stamboll në mbështetje të z. Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku që u pezullua nga detyra pasi u arrestua për korrupsion.
Ndërkohë që nuk ka ende shifra nga partia kryesore opozitare CHP që organizoi demonstratën, vlerësimet gazetareske flasin për një pjesëmarrje prej të paktën 200 mijë personash në aktivitetin që zhvillohet në parkun e lagjes Maltepe, në anën aziatike të qytetit, në Bosfor.
“Ky komb nuk është përkulur kurrë para fuqive të mëdha, a do të përkulet tani para atyre që ikën nga votimi dhe vodhën vullnetin kombëtar”, shkroi z. Imamoglu, në një letër nga burgu i Silivrit, e cila, u lexua nga skena, e cila, u transmetua vetëm nga disa kanale televizive miqësore me opozitën.
Pavarësisht pjesëmarrjes së madhe, transmetuesit kryesorë në Turqi nuk kanë raportuar asnjë lajm për ngjarjen dhe nuk po e transmetojnë atë.
Krerët kryesorë të opozitës janë të pranishëm në skenën në Maltepe, ndërsa në këtë aktivitet ka deklaruar pjesëmarrjen edhe delegacioni i Partisë Socialiste Evropiane, i cili, dje shkoi në Stamboll për t'u solidarizuar me z. Imamoglu, ku bën pjesë edhe eurodeputeti i Partisë Demokratike të Italisë, z. Dario Nardella.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments