top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI 878 DITË NË HAPËSIRË | NJË REKORD BOTËROR PËR ASTRONAUTIN KONONENKO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 4, 2024
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Astronauti rus Oleg Kononenko vendosi sot rekordin botëror për kohën totale të kaluar në hapësirë.

Këtë e ka raportuar agjencia “Tass”, duke rilansuar një deklaratë nga agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Sot, në fakt, z. Kononenko ka kaluar rekordin e mëparshëm, të mbajtur edhe nga bashkatdhetari i tij, Gennadij Padalka, i cili, kishte kaluar 878 ditë në orbitë.

Tashmë, synimi është arritja e njëmijë ditëve qëndrimi në hapësirë, dhe qëllimi do të arrihet më 5 qershor 2024.

Megjithatë, z. Kononenko do të vazhdojë të qëndrojë në anijen e tij kozmike për gjithsej 1110 ditë qëndrimi më 23 shtator 2024, në fund të misionit.

Astronauti është 423 kilometra larg Tokës dhe aktualisht është komandant i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

I intervistuar nga agjencia “Tass”, z. Kononenko saktësoi: “Unë fluturoj në hapësirë për të bërë atë që dua më shumë në botë, jo për të vendosur rekorde.

Ky është misioni i pestë në orbitë për astronautin rus, i cili, bëri fluturimin e tij të parë në vitin 2008.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page