top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI GJYKATËN SUPREME TË BRAZILIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2023
  • 3 min read

Nga z. João Carlos Souto.* Brazilia, Brazil | Në vitet 1930, Evropa shikonte në një mjegull hutimi dhe inercie ndërsa Gjermania ndërtoi një strukturë ushtarake praktikisht të pakrahasueshme në historinë njerëzore. Franca dhe Anglia, megjithëse të kërcënuara nga makineria gjermane e luftës, zgjodhën rrugën e pasivitetit dhe besimit se më e keqja mund të shmangej përmes diplomacisë - edhe pse shenjat tregonin se e kundërta ishte e vërtetë, veçanërisht në fund të dekadës. Rezultati ishte Lufta e Dytë Botërore, një nga kapitujt më të trishtuar në histori: vende të shkatërruara, miliona viktima dhe një skenar shkatërrimi shumë më serioz se ai që Volteri përjetësoi në klasiken “Poema mbi fatkeqësinë e Lisbonës. Faji për fillimin e Luftës së Dytë të Madhe shpesh bie mbi kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Nevill Çembërlein (Neville Chamberlain). Në shtator 1938, ai, së bashku me Francën dhe Italinë, nënshkroi “Marrëveshjen e Mynihut”, duke rënë dakord t'i dorëzonte Gjermanisë një pjesë të Çekosllovakisë. Ndërsa Franca gjithashtu nënshkroi, z. Çembërlein (Chamberlain) mban më shumë faj për shkak të entuziazmit të tij dhe faktit që pëlqimi i Anglisë doli thelbësor. Ai, një njeri me shumë cilësi, u bë simbol i dobësisë dhe mungesa e qëndrueshmërisë së tij shkaktoi shprehjen “zbutje”, në këtë kontekst - një lëshim politik, material, territorial që një vend i bën një tjetri më të fortë ushtarakisht me shpresë për shmangien e një konflikti të dhunshëm. Ironia është se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Gjermania pushtoi dhe më pas aneksoi Çekosllovakinë. Dhe më pas i përsëriti këto lëvizje në Poloni dhe në Francë. Që nga viti 1988, gjykata më e lartë e drejtësisë e Brazilit, Gjykata e Lartë Federale (STF), ka marrë përsipër përgjegjësi të zgjeruara, të rivalizuara, ndoshta, vetëm nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1954, Gjykata e Lartë e SHBA i dha fund ndarjes zyrtare racore (Brown kundër Bordit të Arsimit), dhe në 1973, legalizoi abortin (Roe kundër Wade), një vendim që zgjati gati pesë dekada deri në qershor 2022 (Dobbs kundër Jackson). Rishikimi Gjyqësor është një prerogativë që ka qenë e pranishme që nga Kushtetuta e vitit 1891, por nuk është përdorur kurrë më parë në një shkallë kaq gjithëpërfshirëse. Shembuj të tillë si aborti, të drejtat e nëpunësve publikë për grevë, kriminalizimi i homofobisë, njohja e sindikatave të të njëjtit seks, dhe mbrojtja e Tokës Indigjene, dallohen si shembuj të një pushteti të paeksploruar më parë nga STF. STF-ja e sapo trimëruar shpejt filloi të acarohej. Në vitin 2019, z. Jair Bolsonaro, një ish-kapiten i ushtrisë, mori detyrën si President i Brazilit. Që nga ai moment kyç e tutje, ekuilibri midis degëve të pushtetit u shkatërrua, duke kulmuar me sulme të pamëshirshme ndaj Gjykatës, dhe disa prej gjyqtarëve të saj. Ata e gjetën veten të nënshtruar ndaj një vale të paprecedentë armiqësie, të nxitur nga banori i Degës Federale të Ekzekutivit - një njeri me pak fjalë dhe sharje të bollshme. Nga viti 2019 deri në vitin 2022, gjykata më e rëndësishme në vend, ajo që Kushtetuta thotë se është gardiani i saj, u përball me një mori kërcënimesh dhe sulmesh. STF është kritikuar për veprimet e saj në vitet e fundit, duke përfshirë përdorimin e Veprimit Deklarativ të Kushtetutshmërisë (ADC), dhe mohimin e qëndrimit, ndaj disa individëve, të cilët, janë të autorizuar përndryshe të paraqesin një Aksion të Drejtpërdrejtë të Antikushtetutshmërisë (ADI). Megjithatë, STF po vepron me korrektësi në përdorimin e prerogativave të saj për të mbrojtur demokracinë braziliane. Veprimet e STF në vitet 1990, kur vendosi disa ADC bazuar në jurisprudencën e saj, nuk u prit me kritika të gjera. Kjo për shkak se STF po mbushte një boshllëk të lënë nga mungesa e rregullores nga Kongresi. Megjithatë, në vitin 2023, disa njerëz tani po ankohen kur STF kërkon të heqë kërcënimet që vazhdojnë ende kundër demokracisë braziliane, edhe pas zgjedhjeve të 2022 dhe përpjekjes për grusht shteti të 8 janarit 2023. Këta kritikë duhet të kujtojnë ndikimin shkatërrues që lëshimi i Neville Chamberlain pati në Evropë dhe në botë. STF është në dijeni të historisë dhe po vepron me korrektësi në përdorimin e prerogativave të saj për të parandaluar një tragjedi të ngjashme që të ndodhë në Brazil. STF është rojtari i Kushtetutës braziliane dhe ka për detyrë të mbrojë sundimin e ligjit. Veprimet e STF në vitet e fundit kanë qenë të diskutueshme, por ato janë të nevojshme për të siguruar që demokracia braziliane të mbetet e fortë. *Autori, një profesor i së drejtës kushtetuese në Centro Universitário UDF në Brasilia, argumenton se megjithëse nismat e fundit nga gjykata supreme federale e Brazilit kanë shkaktuar polemika, këto lëvizje kanë qenë thelbësore në forcimin e institucioneve demokratike të vendit dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page