MBI TRAZICIONIN EVOLUCIONAR TË DISA SPECIEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5, 2023
- 1 min read

Lima, Peru | Paleontologët në Perunë Jugore kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm të një prej gjitarëve më të mëdhenj dhe më të rëndë të rajonit.
Mbetjet fosile, të vlerësuara të jenë 39 milionë vjet të vjetra, i përkasin një specie masive balene parahistorike të quajtur Perucetus Colossus nga epoka e mesme e Eocenit, dhe mund të jetë kafsha më e madhe e zbuluar ndonjëherë.
Kjo specie e sapo identifikuar i përket familjes së basilosauridëve, e cila përfshin cetace të zhdukur si balenat dhe delfinët.
Gjetjet sugjerojnë se këto krijesa të lashta detare, që peshojnë midis 85 dhe 340 ton, mund të kenë arritur masën maksimale trupore më herët sesa besohej më parë.
Studimi hedh dritë mbi tranzicionin evolucionar të disa specieve tokësore në habitatin e tyre detar.
Nga z. Erton Duka
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments