MBI VARRIN E PAPA FRANÇESKUT GJENDET VETËM NJË TRËNDAFIL I BARDHË | NJË LULE E DASHUR PËR PAPA BERGOLION QË NGA KOHA KUR ISHTE NË ARGJENTINË; LULE TË CILËN E MBANTE NË DORË KUR I LUTEJ ZOTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 12 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Varri i Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Martë Madhështores (Santa Maria Maggiore) është stolisur me një lule të vetme: një trëndafil të bardhë.
Janë të shumtë besimtarët që mbërrijnë në bazilikën Maria me këtë lule në dorë.
Trëndafili i bardhë përfaqëson lidhjen midis Papa Bergolios dhe Shën Terezës së Lisieksit (Lisieux), që kur ai ishte në Argjentinë.
Në librin e intervistave “El Jesuita”, shkruar nga gazetarët Sergio Rubin dhe Françeska (Francesca) Ambrogetti, Papa Bergolio, para se të bëhej Papa Françesku, tha: “Kur kam një problem, i kërkoj shenjtorit të mos e zgjidhë, por ta marrë në dorë dhe të më ndihmojë ta pranoj dhe si sinjal pothuajse gjithmonë marr një trëndafil të bardhë”.
Mbishkrimi në gurin e varrit “Franciscus” bie në sy dhe kishte për qëllim të bënte më të dukshme të vetmen fjalë që Papa Bergolio donte në varrin e tij.
Mbi gurin e varrit, siç ishte paralajmëruar, është një imazh i kryqit ipeshkvnor që Pap Françesku mbante në qafë.
Të shumtë janë besimtarët që pasi vizitojnë bazilikën, komentojnë se varri është i thjeshtë, ashtu siç ai ishte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments