MBRETËRIA E BASHKUAR: DHOMA E KOMUNAVE MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR SHTETËZIMIN E “BRITISH STEEL” | MASA VJEN PAS VENDIMIT TË GRUPIT KINEZ JINGYE I CILI KA NËN KONTROLL “BRITISH STEEL” QË NGA VITI 2020.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Deputetët britanikë në Dhomën e Komunave kanë votuar në favor të një projektligji që lejon gjigantin kombëtar të çelikut British Steel të kthehet në pronësi publike - të paktën përkohësisht.
Parlamenti, i mbledhur sot nga pushimet e Pashkëve, po debaton ligjin e promovuar urgjentisht nga qeveria laburiste e kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer).
“Projektligji ka kaluar në të gjitha fazat e Dhomës së Komunave dhe aktualisht është në pritje të shqyrtimit nga Dhoma e Lordëve”, thuhet në faqen e internetit të Parlamentit britanik.
Ndërkohë, sipas transmetuesve britanikë, dokumenti është miratuar në lexim të parë edhe nga Dhoma e Lordëve dhe i është dorëzuar një leximi të dytë, pas të cilit, Dhoma e Komunave do të votojë sërish.
Pasi të miratohet nga të dy Dhomat dhe të jepet Pëlqimi Mbretëror, projektligji do të hyjë zyrtarisht në fuqi.
Masa vjen pas vendimit të grupit kinez Jingye, i cili, ka nën kontroll British Steel që nga viti 2020, për të mbyllur furrat e shpërthimit në uzinën e tij Scunthorpe (Anglia lindore) dhe objektet e tjera, duke vënë në rrezik prodhimin e një materiali strategjik dhe rreth 2700 vende pune.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios