top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË ITALISË GUIDO KORSETO (CROSETTO) I BËRI DHURATË KRYEMINISTRIT EDI RAMA FANELLËN E KOMBËTARES ITALIANE TË BASKETBOLLIT + 1 SHISHE VERË BAROLO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 8
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Një uniformë e kombëtares italiane të basketbollit me numrin 402 dhe fjalën “Rama” shkruar mbi të.

 

Është një nga dhuratat që ministri i Mbrojtjes i Republikës së Italisë Guido Korseto (Crosetto) i bëri kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në bordin e anijes Amerigo Vespuçi (Vespucci), e ankoruar në Durrës për fazën e pestë të Turit Mesdhetar.

 

402 i referohet numrit të identifikimit të anijes Libra, anija italiane që do të dorëzohet në Shqipëri.

 

Tani jam zyrtarisht vëlla i Italisë”, tha kryeministri Rama me shaka kur mori dhuratën nga duart e ministrit Korseto (Crosetto).

 

Krahas uniformës, ministri i ka dhuruar kryeministrit edhe një shishe Barolo, vera e tokës sime, më e mira në Itali”, ka thënë me shaka ministri Korseto (Crosetto).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page