MBRËMË NË ANKARA + NË IZMIR + NË STAMBOLL U MBAJTËN PROTESTA PËR ARRESTIMIN E KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU (EKREM İMAMOĞLU) | TË PAKTËN 323 VETA TË TJERË U ARRESTUAN MBRËMË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 23
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Të paktën 323 veta janë arrestuar mbrëmë në Stamboll gjatë protestave për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu (Ekrem İmamoğlu).
Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) e bëri të ditur këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se disa protestues në qytet hodhën acid ndaj një oficeri policie.
Përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë ndodhën në Stamboll, Ankara dhe Izmir.
Gjatë demonstratave të një dite më parë, policia kishte arrestuar tashmë 343 persona në Stamboll dhe qytete të tjera turke.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments