ME 75 VOTA PRO TË SHUMICËS DHE 24 KUNDËR TË PAKICËS KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI NË TËRËSI BUXHETIN E SHTETIT PËR VITIN 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 3, 2024
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Pas një seance të gjatë diskutimesh dhe debatesh, shumica politike socialiste përvese miratoi Buxhetin për vitin 2025, gjithashtu rrëzoi të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë.
Sipas Partisë Socialiste këto amendamente u konsideruan të panevojshme.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se këto amendamente do ta kthenin atë në një buxhet pyramidal.
Nga ana e tyre, deputetët pakicës kundërshtuan buxhetin e vitit 2025, duke thënë se ai nuk reflekton nevojat reale të qytetarëve.
Vijimi i konsolidimit fiskal me qëllim uljen e borxhit publik është prioritet i qeverisë në librin e financave për 2025-ën.
Qeveria ka planifikuar 822 miliardë Lekë në buxhet, ndërkohë që flet për tregues pozitivë në rritje për të ardhurat, që sipas kreut të financave parashikohen me rreth 40.6 miliardë Lekë më shumë.
“Projektbuxheti tejkalon shifrën e 8 miliardë Eurove të planifikuara”.
Malaj foli për risqe të balancuara dhe një perspektivë inkurajuese afatmesme të financave shqiptare, bazuar në vlerësimet e fundit të bëra në raportet e agjencisë së vlerësimit të kreditit “Standard and Poors dhe Moody’s”.
Të ardhurat kapin vlerën e 754 miliardë Lekëve, ndërkohë që projeksionet sipas ministrit Malaj flasin për parashikime edhe më pozitive, për shkak të parave që qeveria synon të mbledhë nga tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
Krahasuar me buxhetin aktual, qeveria ka vendosur të ndajë më shumë para edhe për investimet infrastrukturore, të cilësuara me rëndësi strategjike.
Libri i financave nuk parashikon rritje të pensioneve por vetëm indeksim të tyre në vlerën e 1.6 miliardë Lekëve, ndërkohë që do mbështesë rritjen e pagave.
Pas prezantimit të draftit në Konferencën e Kryetarëve, i hapet rruga diskutimeve në komisionet parlamentare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments