MEDIAT E VATIKANIT FLASIN 52 GJUHË: TASHMË EDHE MONGOLISHTEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 13, 2024
- 2 min read
Updated: Apr 11, 2024
Vatikan | Radio-Vatikani tani flet edhe gjuhën e Mongolisë.
Gjuha mongole u shtohet 51 gjuhëve tashmë të pranishme, të shkruara dhe të folura, falë një bashkëpunimi me Kishën lokale.
Në fakt, të gjitha katekezat e së dielës engjëllore (Angelus), dhe të së mërkurës do të përkthehen dhe do të publikohen në faqet e portalit të Vatikanit.
Ne jemi të lumtur me këtë mundësi të re për të qenë në gjendje të lexojmë fjalët e Atit të Shenjtë në mongolisht - nënvizon kardinali Xhorxho (Giorgio) Marengo, prefekt apostolik i Ulaanbaatar-it.
Është një nga frytet e vizitës së tij të fundit në tokën mongole, e cila preku zemrat e katolikëve mongolë, por edhe të shumë njerëzve të besimeve të tjera fetare, të impresionuar pozitivisht nga dëshmia e madhe njerëzore dhe shpirtërore e Papa Françeskut.
Është një gjë e vogël - thotë prefekti i Departamentit të Komunikimit Paolo Ruffini - por neve na duket dhe është aq e madhe sa është Mongolia.
Të flasësh të gjitha gjuhët, sa më shumë gjuhë të jetë e mundur, është misioni ynë, shërbimi ynë. Të bësh jo vetëm, por me ata që jetojnë në territoret ku fjala jonë arrin, na mëson sërish rëndësinë e përballjes së sfidave së bashku, të ecjes së bashku, të bërjes së gjërave të mëdha në luftën e përditshme të gjërave në dukje të vogla.
Udhëtimi në Mongoli në muajin shtator të vitit 2023 ishte i jashtëzakonshëm - saktëson drejtori i redaksisë së medias së Vatikanit, Andrea Tornielli - për dëshminë që morëm të gjithë nga ajo kishë e vogël dhe ende e sapolindur, kushtuar shërbimit të të tjerëve.
Fotoja ka mbetur historike e bërë nga droni me pasardhësin e Pjetrit së bashku me të gjithë katolikët e vendit, që numërohen në 1500.
Në shenjë vëmendjeje ndaj këtij komuniteti të vogël, për të inkurajuar kungimin, falë bashkëpunimit të kardinalit Marengo, vendosëm të hapim një faqe lajmesh në mongolisht, duke i çuar kështu në 52 gjuhët e përdorura nga sistemi mediatik i Vatikanit për momentin.
“Misioni ynë është të përhapim Ungjillin në të gjithë botën, t'u japim zë kishave lokale, të lexojmë faktet përmes lenteve të doktrinës shoqërore, të mos e lëmë kurrë askënd vetëm”, thekson Massimiliano Meniketi (Menichetti), Drejtor i Vatikanit Radio Vatican News.
Ne kemi filluar të punojmë mbi këtë projekt gjatë udhëtimit të Papës në Mongoli, i frymëzuar pikërisht nga mbështetja e këtij komuniteti të vogël.
Kemi filluar të publikojmë në portalin Vatican News, por më vonë mund të ketë edhe një produksion audio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments