MEKSIKA EKSTRADOI NË SHBA-ës 29 BOSËT KRYESORË TË DROGËS | MES TYRE THEMELUESIT E LOS ZETAS DHE KUINTERON (BOSIN E BOSËVE) I AKUZUAR PËR TORTURIMIN DHE VRASJEN E AGJENTIT SEKRET KIKI KAMARENA NË 1985.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 28
- 2 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Meksika kreu sot një ekstradim masiv në Shtetet e Bashkuara, duke transferuar të paktën 29 trafikantë droge, duke përfshirë Rafael Karo Kuinteron (Caro Quintero), i njohur si “Narkua i Narkove”, bosi historik i kartelit të Guadalajara dhe përgjegjës për vdekjen e agjentit të Agjencisë Amerikane për Zbatimin e Drogës (DEA) në vitin 1985, Kiki Kamarena (Camarena).
U ekstradua gjithashtu edhe z. Askër (Oscar) Omar Treviño Morales, i njohur përkatësisht si “Z-40” dhe “Z-42”.
Kjo është raportuar nga faqja e internetit e gazetës meksikane “El Universal”, duke cituar deklaratën e autoriteteve meksikane, sipas të cilës, mbrojtja, transferimi dhe dorëzimi formal i këtyre personave është kryer në përputhje me kushtetutën tonë dhe ligjin për sigurinë kombëtare, dhe me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.
Ky veprim është pjesë e punës së koordinimit, bashkëpunimit dhe respektimit dypalësh të reciprocitetit të kombit.
Mega-ekstradimi vjen pasi presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) kërcënon me tarifa 25% për eksportet meksikane duke filluar nga 4 marsi 2025, duke akuzuar Meksikën se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar trafikun e drogës dhe imigrimin e paligjshëm në SHBA.
Lajmi, i konfirmuar tani nga autoritetet meksikane dhe amerikane, ishte parashikuar nga ish-agjenti i DEA-s, Maik (Mike) Vigil, mik i ish-agjentit secret të vrarë Kamarena (Camarena), te gazetari investigativ dhe eksperti kryesor i karteleve të drogës, britaniku Ioan Grillo.
“Ky është numri më i lartë i ekstradimeve në historinë e Meksikës, pa dyshim. Është historik dhe është një lëvizje shumë e guximshme”, komentoi z. Grillo pak më parë në llogarinë e tij në rrjetinsocial virtual Iks (X), duke shtuar se disa burime pretendojnë se narkosët e ekstraduar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara mund të jenë edhe më shumë.
29 bosët do të gjykohen në SHBA për trafik kokaine, marihuanë, krim të organizuar dhe transport të armëve të zjarrit dhe, në rastin e z. Karo Kuintero (Caro Quintero), për vrasjen e z. Kiki Kamarena (Camarena).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments