Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Siç është rënë dakord nga presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum me presidentin e SHBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), që nga orët e para të ditës së djeshme qindra ushtarë të Gardës Kombëtare janë dërguar nga të paktën nëntë shtete të vendit të Amerikës Latine, nga ajri dhe nga toka, në kufirin verior me synimin për të frenuar kalimin e emigrantëve dhe drogës drejt kombit fqinj.
Burimet zyrtare thanë se 10000 anëtarë të forcave federale janë vendosur në 18 komuna në gjashtë shtetet veriore.
Në Baja Kaliforni janë dërguar 3010 ushtarë, në Sonora 1987, në Chihuahua 2620, në Coahuila 1017, në Nuevo León 623 dhe në Tamaulipas 743.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments