MEKSIKË: AUTORITETET ZBULUAN NJË FERMË TË RE KU JANË KRYER KRIME NË KOMUNËN E TETOLAPAN-it NË SHTETIN MORELOS | E KA PËRDORUR KREU I KARTELIT TË SINALOA-s JUPITER ARAUJO I NJOHUR SI “EL BARBAS”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Autoritetet meksikane zbuluan një fermë të re tmerresh në komunën e Tetolapan në shtetin Morelos, pas asaj të zbuluar javë më parë në Teuçitlan (Teuchitlán), Jalisco, e dyshuar si një qendër trajnimi dhe shfarosjeje për kartelet e drogës.
Kjo është pasuria “Los Aguacates”, e cila, është vënë nën vëzhgimin e hetuesve, të cilët, besojnë se këtu është zhvilluar një takim mes politikanëve vendas dhe zyrtarëve komunalë dhe udhëheqësit të kartelit Sinaloa, Jupiter Araujo, i njohur si “El Barbas”.
“Kontrolli i fermës - thanë autoritetet - përfundoi të shtunën me zbulimin e armëve me rreze të gjatë dhe pushkëve të gjuetisë, si dhe informacione që sugjerojnë praninë e mundshme të varreve klandestine”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments