top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKË: SEKRETARI I SIGURISË SË TULUMIT JOSÉ ROBERTO RODRÍGUEZ BAUTISTA U VRA NË NJË SULM TË ARMATOSUR NGA VRASËS TË URDHËRUAR NGA BOSËT E TRAFIKUT TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Sekretari i sigurisë i qytetit turistik meksikan të Tulum, José Roberto Rodríguez Bautista, u vra në një sulm të armatosur”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Kuintana Ru-së (Quintana Roo).

 

Sipas hetimeve fillestare, sulmi u krye nga një grup kriminal i përfshirë në tregtinë e drogës në qytet, tha prokuroria, duke shtuar se në sulm ka vdekur edhe një person tjetër.

 

Tulum-i është një nga 11 komunat e Kuintana Ru-së (Quintana Roo), e cila, ndodhet rreth 130 km në jug të Kankunit dhe është po aq e njohur për plazhet e saj.

 

Guvernatorja e Kuintana Ru-së (Quintana Roo), Mara Lezama postoi një video në rrjetin social virtual Iks (X) duke pretenduar se z. Rodríguez Bautista u sulmua frikacakisht dhe pabesisht dhe u zotua se do të garantonte sigurinë e banorëve të shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page