top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKË: TMERRI DHE EGËRSIA E KARTELEVE NË KAMPIN E SHFAROSJES TË “LA ESTANZUELA” | MBI 1500 VETA U TORTURUAN DHE U PËRDHUNUAN NGA KARTELI I DROGËS GJENERATA E RE JALISKO (JALISCO): 120000 TË ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Krematoriet, kockat: zbulimi i një kampi shfarosjeje ku më shumë se 1500 viktima dyshohet se u torturuan, përdhunuan dhe u ekzekutuan, plotëson hartën e tmerrit që dëmton një vend ku 120000 njerëz janë ende të zhdukur.

 

Në Meksikë, toka po shkërmoqet nën peshën e vdekjes.

 

Ndonjëherë nxjerr në pah stigmatizimin e dhunës që  ka shkatërruar vendin për dy dekada.

 

Më 5 mars 2025, iafër fshatit La Estanzuela u zbulua një vend tmerresh.

 

Tre krematoriume nëntokësore, mbetje njerëzore të djegura, qindra fragmente kockash, sende personale - këpucë, çanta shpine, rroba, bizhuteri.

 

Ky kamp shfarosjeje, siç e quajnë mediat lokale, thuhet se është krijimi i një prej karteleve më të dhunshme në vend: Gjenerata e Re Jalisco (CJNG).

 

Organizata kriminale është një nga kartelet që presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) e ka shtuar në  listën e organizatave terroriste.

 

Ajo dyshohet se ka trajnuar rekrutët e saj atje, por edhe se ka vrarë disa qindra viktima dhe ka zhdukur trupat e tyre.

 

Shtypi meksikan raporton se oferta false për punë janë postuar në rrjetet sociale për të tërhequr të rinjtë që kërkojnë punë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page