MENTOR PALOKAJ U GJET I VDEKUR NË PRISHTINË | AI ËSHTË VËLLAI I VIKTOR PALOKAJT I NJOHUR SI KËNGËTAR REPI ME NOFKËN ARTISTIKE “UNIKKATIL”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 2
- 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Autoritetet vendore të Policisë së Republikës së Kosovës gjetën të vdekur z. Mentor Palokaj (vëllai i z. Viktor Palokaj, i njohur si këngëtar repi, me nofkën artistike “Unikkatil”.
Njoftim | Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments