top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MERIMANGA ZHYTËSE FRYMËZOI KËRKUESIT PËR PRODHIMIN E NJË SIPËRFAQEJE METALIKE SUPERHIDROFOBIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2023
  • 1 min read

Masaçusets, Amerikë | Studiuesit në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara në Harvard John A. Paulson (SEAS) kanë zhvilluar një sipërfaqe metalike superhidrofobike të frymëzuar nga merimanga zhytëse me zile që banon në ujë.


Sipërfaqja, e krijuar duke përdorur një aliazh titani aerofil, mund të sprapsë ujin, dhe të mbetet e thatë nën ujë për muaj të tërë.


Për të testuar qëndrueshmërinë e sipërfaqes, studiuesit e provuan atë me ujë të nxehtë dhe të ftohtë dhe e gërryen me rërë dhe çelik.


Megjithatë, ajo mbijetoi më shumë se 208 ditë nën ujë pa ndonjë rritje të baktereve të dëmshme.


Ka aplikime të mundshme në reduktimin e infeksioneve post-operative në pajisjet biomjekësore, dhe parandalimin e korrozionit, në tubacionet nënujore dhe sensorë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page