At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
Search
“META” PO SHQYRTON HEQJEN E MJETIT NR. 1 TË ANALIZËS GJUHËSORE NË LUFTËN KUNDËR TERRORRIZMIT.
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 23, 2023
4 min read
{Dhe ndërsa lista të tilla janë të dobishme, kërkon kohë dhe burokraci që Departamenti i Shtetit të klasifikojë një grup si Organizata të Huaja Terrorriste (FTO) zyrtare, duke e bërë listën një tregues të prapambetur të aktivitetit terrorist – veçanërisht në një rajon si Lindja e Mesme. Grupet terroriste në rritje si "Lon’s Den” e cili u themelua kohët e fundit në Bregun Perëndimor, ende nuk janë emëruar zyrtarisht si Organizata të Huaja Terrorriste (FTO).}
Nga: TAL-OR COHEN MONTEMAYOR*.
*Tal-Or Cohen Montemayor është Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i CyberWell, databaza e parë e drejtpërdrejtë në botë e antisemitizmit në internet. Platforma e CyberWell është krijuar për të nxitur zbatimin dhe përmirësimin e standardeve të komunitetit dhe politikave të gjuhës së urrejtjes në të gjithë hapësirën dixhitale.
Ndërsa Gjykata e Lartë shqyrton nëse Google dhe Twitter bëjnë mjaftueshëm për të hequr materialet terroriste në platformat e tyre, Meta po shqyrton lehtësimin e standardeve të moderimit të përmbajtjes.
Bordi Mbikëqyrës i Metës, një panel i pavarur prej 23 anëtarësh që bën rekomandime politikash, ka kërkuar komente publike mbi pyetjen nëse duhet të lirohet politika e “META-s”, për individët dhe organizatat e rrezikshme.
Kjo politikë i referohet një respektimi të rreptë ndaj heqjes së përmbajtjes që përdor fjalën arabe shaheed (shehid), për të lavdëruar dikë që mori pjesë në një veprim të dhunshëm dhe që është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.
Shaheed (shehid) pothuajse përkthehet në martir dhe shpesh është një vlerësim ose miratim i atyre që janë vrarë gjatë kryerjes së akteve të dhunës dhe terrorit.
Në konferencën e tyre për këtë çështje, “META”, shpreh shqetësimin e saj që qasja e saj aktuale mund të rezultojë në mbizbatim të konsiderueshëm, veçanërisht në vendet arabefolëse.
Ndër fjalë të tjera, shaheed (shehidi) aktualisht shërben si një tregues i përmbajtjes që promovon ose lavdëron terrorizmin.
Është dëshmuar të jetë një tregues i dobishëm i aktivitetit të rrezikshëm në hapësirën dixhitale. Ndërsa, në vetvete, sigurisht që mund të përdoret në mënyrë të padëmshme kur u referohet njerëzve që vdesin të rinj ose që respektohen, ai llogaritet për më shumë heqje të përmbajtjes sipas Standardeve të Komunitetit sesa çdo fjalë ose frazë tjetër e vetme në arabisht në platformat “META”.
“META” është e qartë për pasojat.
Në kërkesën e saj, ajo pranojnë se lirimi i kësaj politike do të rezultojë që më shumë përmbajtje që vlerësojnë aktet e dhunës të lihen në internet.
Duke lënë mënjanë kohën e dobët, ndërprerja e përdorimit të shaheed (shehidit), si një tregues për përmbajtje të dëmshme, do të ishte një vendim i tmerrshëm i politikës që mund të pengonte kapacitetin e “META-s”, për të hequr përmbajtjen që promovon terror në Instagram dhe Facebook.
Pavarësisht ndjeshmërisë së Bordit, “META”, në fakt nuk e përdor shaheed (shehidin) si një mjet për identifikimin e përmbajtjes terroriste.
Në një analizë të re, gjurmuesi dixhital i antisemitizmit CyberWell identifikoi dhe rishikoi 300 pjesë të përmbajtjes në Facebook që teknologjia jonë i cilësoi si shumë të mundshme për të qenë antisemitike dhe që përmbanin fjalën shaheed (shehid), dhe variacionet e saj.
Pavarësisht politikës aktuale të “META-s”, postimet që përdorin fjalën shaheed (shehid) për të lavdëruar individët që kryejnë akte dhune janë ende të disponueshme në platformë.
Për më tepër, politika aktuale nuk shkon aq larg sa duhet.
Kësht CyberWell rekomandon tre mënyra të fuqishme që shaheed (shehidi) mund të përdoret më tej si një mekanizëm kontrolli për të gjetur dhe eliminuar përmbajtjen pro-terrorit.
E para, është duke filtruar postimet që përdorin shaheed (shehid) në lidhje me individë dhe organizata të rrezikshme që ende nuk janë klasifikuar si të tillë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“META” thotë se përdor listat zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Organizatave të Huaja Terrorriste (FTO), së bashku me Mbretërit e Trafikimit të Narkotikëve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Terroristët Globalë të Përcaktuar Posaçërisht, për të identifikuar këto subjekte.
Dhe ndërsa lista të tilla janë të dobishme, kërkon kohë dhe burokraci që Departamenti i Shtetit të klasifikojë një grup si Organizata të Huaja Terrorriste (FTO) zyrtare, duke e bërë listën një tregues të prapambetur të aktivitetit terrorist – veçanërisht në një rajon si Lindja e Mesme.
Grupet terroriste në rritje si "Lon’s Den” e cili u themelua kohët e fundit në Bregun Perëndimor, ende nuk janë emëruar zyrtarisht si Organizata të Huaja Terrorriste (FTO).
Kjo nuk i ka penguar ata të kryejnë sulme të shumta terrorriste, duke përdorur mediat sociale si një mjet rekrutimi dhe propagande gjatë gjithë kohës.
Sipas mendimit të CyberWell-it për Bordin Mbikëqyrës, ne përshkruajmë organizata, emra dhe hashtags të veçantë që duhet të shënohen dhe i kërkojmë “META-s”, që t'i kushtojë më shumë burime identifikimit të fushatave të ngjashme që lavdërojnë terrorin.
E dyta, është duke synuar postimet ku shaheed (shehid) shfaqet së bashku me një referencë për hebrenjtë. CyberWell zbuloi se një e katërta e përmbajtjes së tillë që ishte e shënuar nga teknologjia jonë përmbante urrejtje të qartë ndaj hebrenjve.
Ndonëse kjo mund të mos duket si një përqindje e lartë, korrelacioni e bën atë të denjë për të shënuar kombinimin e hebrenjve dhe shehidit në arabisht.
Një pjesë veçanërisht ironike e urrejtjes që CyberWell-i shqyrtoi duke shfaqur fjalën shaheed (shehid), akuzoi në të vërtetë hebrenjtë se drejtonin rrjetin e lajmeve të Katarit Al-Jazeera nga prapaskenat.
Së fundmi, përpjekjet e “META”, për të shënuar shaheed (shehid), duhet të pasqyrojnë një kuptim të të gjitha ndërrimeve të tij gjuhësore në arabisht.
Analiza e CyberWell-it operacionalizon jo vetëm njëjësin, por edhe format femërore, shumës, të shkruara gabim dhe foljore të fjalës, për të kapur më saktë gamën e plotë të përdorimit të saj.
“META”, mund të raportojë përmbajtjen në mënyrë më efikase duke u mbështetur në fjalë kyçe të tjera që zakonisht lidhen me lavdërimin e akteve të terrorit.
Për shembull, CyberWell-i rriti saktësinë e identifikimit të përmbajtjeve të dhunshme pro-terroriste duke kërkuar posaçërisht për postimet që përmbanin fjalën arabe për “hero”, së bashku me shaheed (shehid).
Gatishmëria e “META-s”, për të zbutur politikën e saj ndaj shaheed (shehidit) nuk është thjesht e shurdhër, por edhe e rrezikshme. Vetë ajo pranon se një qasje e relaksuar mund të mundësojë "përmbajtje në platformat e saj që synon të legjitimojë terrorizmin" dhe "mund të perceptohet si promovim i zërit mbi vlerën e sigurisë".
Në vend të kësaj “META”, duhet të përmirësojë përdorimin e shaheed (shehiditt), për të kapur më mirë gamën e plotë të zbatimit të tij në kontekste të dhunshme pro-terroriste.
CyberWell-i ka paraqitur mendimin tonë në Bordin Mbikëqyrës dhe ne inkurajojmë përdoruesit të bëjnë të njëjtën gjë.
Comments