top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MIJËRA NJERËZ PO FESTOJNË SOLSTICIN E DIMRIT NË STOUNHEIXH (STONEHENGE) | NË VENDIN NË JUG TË ANGLISË ISHIN TË PRANISHËM MBI 4500 DRUIDË + SHAMANË + KURESHTARË.

Londër, Britani e Madhe | Mijëra njerëz panë lindjen e diellit në sitin arkeologjik të Stounheinxhit (Stonehenge) të Britanisë së Madhe për të festuar festën pagane të solsticit dimëror, dita më e shkurtër e vitit në hemisferën veriore.

 

Rreth 4500 druidë modernë që kryenin ritet në gjysmë të rrugës midis folklorit dhe rishfaqjes historike, të veshur me kostume popullore, por edhe shamanë dhe shikues të tjerë duartrokitën ardhjen e ditës në kompleksin neolitik në jugperëndim të Anglisë, duke përjetësuar një histori shekullore, pavarësisht mungesës së diellit të fshehur në mjegull.

 

Me rastin e solsticit, vizitorët mund të prekin në mënyrë të jashtëzakonshme gurët e sitit, një nga më të rëndësishmit në botë për shkak të madhësisë, shtrirjes së tij të sofistikuar dhe saktësisë arkitekturore.

 

Stonehenge u ndërtua për t'u lidhur me diellin gjatë solsticeve”, tha znj. Heather Sebire e organizatës English Heritage.

 

Ai dimëror ishte - sipas saj - padyshim më i rëndësishmi nga dy solsticat.

 

Për fermerët që banonin pranë zonës simbolizonte fillimin e vitit të ri dhe zgjatjen e ditëve, i cili, u festua me një festë të madhe.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page