MIJËRA PORTUGEZË TË MOBILIZUAR NGA SINDIKATAT DOLËN NË RRUGË DUKE KËRKUAR RRITJE TË PAGAVE | DIKUR NJERËZIT ISHIN TË VARFËR POR KISHIN TË DREJTËN E DINJITETIT POR SOT NUK ËSHTË MË KËSHTU - THANË ATA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Lisbonë, Portugali | Mijëra portugeze demonstruan sot në Lisbonë, Porto, në veri të vendit dhe në Koimba (Coimbra) - në qendër - për të kërkuar rritje të pagave dhe për të bërë zërin e tyre të dëgjohet më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme legjislative të thirrura për 18 maj të vitit 2025.
“Ne duhet të ndryshojmë politikën - ky është mesazhi që duam t'i dërgojmë qeverisë së ardhshme”, tha znj. Selia (Celia) Matos, një infermiere 52-vjeçare nga Lisbona.
“Dikur njerëzit ishin të varfër, por kishin të drejtën e dinjitetit. Sot nuk është më kështu”, u ankua z. Vitor Botas, një ushtar pensionist 62-vjeçar, veçanërisht i shqetësuar për krizën e strehimit dhe shtimin e numrit të të pastrehëve.
Demonstruesit marshuan pasdite në zemër të Lisbonës me thirrjen e CGTP, konfederatës kryesore të sindikatave të vendit.
Ky mobilizim kombëtar synonte rritjen minimale prej 50 eurosh për të gjithë punëtorët.
Zgjedhjet legjislative të majit janë të tretat nga viti 2022.
Ekzekutivi i qendrës së djathtë të kryeministrit Luis Montenegro dha dorëheqjen pasi humbi një votë besimi në Parlament, duke çuar në shpërbërjen e Kuvendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments