top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIKROPLASTIKAT E GJETURA NË TRURIN E NJERIUT + NË MËLÇI + NË VESHKA JANË NË RRITJE | LYPEN MË SHUMË STUDIME PËR TË HETUAR EFEKTET SHËNDETËSORE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Pas zbulimit se mikroplastikët janë në gjendje të bllokojnë rrjedhën e gjakut në trurin e minjve për disa javë, një studim i botuar në revistën Nature Medicine ka gjetur prova të akumulimit të këtyre materialeve edhe në trupin e njeriut.

 

Mostrat e marra gjatë autopsive të kryera në vitet 2016 dhe 2024 kanë zbuluar praninë e mikroplastikës edhe në përqendrime të larta të mostrave të veshkave edhe në përqendrim të lartë të mostrave në tru.

 

Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti Amerikan për Shkenca Shëndetësore në Meksikon e Ri (New Mexico), duket se nxjerr në pah pasojat e pranisë gjithnjë në rritje të plastikës në mjedis, por autorët e koordinuar nga z. Methju Kempen (Matthew Campen) nënvizojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar implikimet e mundshme për shëndetin e njeriut.

 

Studiuesit mblodhën mostra të indeve nga truri, mëlçia dhe veshkat e 52 individëve, duke kërkuar për grimca plastike midis një milionta dhe një miliarda e një metri në madhësi.

 

Analizat ishin pozitive për të gjitha mostrat, por përqendrimet ishin dukshëm më të larta për trurin.

 

Për më tepër, duke krahasuar të dhënat e marra nga kampionet e vitit 2016 dhe periudhat e mëparshme me ato të mostrave të mëpasshme, u konstatuan sasi më të larta në këto të fundit, shenjë se përqendrimet po rriten me kalimin e kohës.

 

Më në fund, del se truri i individëve të prekur nga çmenduria shfaq më shumë mikroplastikë se ai i të tjerëve.

 

Autorët e studimit, megjithatë, bëjnë thirrje për kujdes, duke deklaruar se rezultatet e marra tregojnë një lidhje midis grimcave plastike dhe efekteve shëndetësore, por nuk demonstrojnë një lidhje shkak-pasojë.

 

Analizat e ardhshme do të duhet të përfshijnë shumë më tepër njerëz nga popullata të ndryshme, për të hedhur dritë mbi problemin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page