top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MILANO: DY PERSONA PARAPLEGJIKË JANË NË GJENDJE TË ECIN SËRISH FALË NJË NEUROSTIMULUESI.

Milano, Itali | Një ekip mjekësh dhe studiuesish nga Spitali Irccs San Raffaele në Milano dhe Universiteti Vita-Salute San Raffaele (UniSR) dhe bioinxhinierësh nga Scuola Superiore Sant'Anna në Piza, kanë marrë rezultate premtuese në trajtimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, falë në një protokolli inovativ të stimulimit elektrik epidural me frekuencë të lartë.

 

Hulumtimi u fokusua në dy pacientët e parë me dëmtime jo të plota të shtyllës kurrizore, të cilët, në vitin 2023, falë implantimit të neurostimulatorit të palcës kurrizore, një pajisje tashmë në përdorim në terapinë e dhimbjes, rikuperuan funksionet e tyre motorike.

 

Studiuesit aplikuan stimulime të synuara me frekuencë të lartë, që, të kombinuara me rehabilitimin, përmirësonin ndjeshëm forcën e muskujve, ecjen dhe kontrollin motorik.

 

Protokolli i stimulimit i aplikuar reduktoi gjithashtu reflekset patologjike dhe kontraktimet e pavullnetshme të muskujve që qëndrojnë në bazë të spasticitetit të muskujve, duke favorizuar më shumë lëvizje fluide dhe natyrale.

 

Pacientët e ekzaminuar në studim të dy kishin një lezion traumatik të palcës kurrizore dhe gjatë vitit 2023 ata iu nënshtruan një operacioni inovativ që përfshin implantimin e një elektrostimulatori të palcës kurrizore, i cili, i lejoi ata, pas një procesi të gjatë rehabilitimi në njësinë e drejtuar nga doktor Sandro Ianakone (Iannaccone), të ecnin përsëri.

 

Në fund të kursit, të dy pacientët treguan përmirësime të dukshme në aftësitë e tyre funksionale, ku njëri prej tyre eci 175 metra pa stimulim aktiv.

 

Pacientët e përfshirë në studim morën pjesë në një program intensiv rehabilitimi, i cili, integroi stimulimin me frekuencë të ulët dhe të lartë me ushtrime motorike.

 

Protokolli i stimulimit të shtyllës kurrizore i zhvilluar dhe testuar në këtë studim përfaqëson një shembull domethënës të potencialit të jashtëzakonshëm të neuroinxhinierisë të aplikuar në neurorehabilitimin.


Ky rezultat i parë, rezultat i bashkëpunimit të çmuar me kolegët në San Raffaele, hedh themelet për zhvillimin e ardhshëm të zgjidhjeve të reja teknologjike, që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara motorike dhe rritjen e mundësive terapeutike në dispozicion”, shpjegoi z. Silvestro Mikera (Micera), profesor në Epfl dhe Scuola Superiore Sant'Anna dhe koordinator i studimit.

 

Hapat e ardhshëm - komentoi z. Pietro Mortini, profesor i Neurokirurgjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele dhe kreu i Neurokirurgjisë në Spitalin Irccs San Raffaele dhe gjithashtu koordinator i studimit - do të përfshijnë studime të mëtejshme klinike në një numër më të madh pacientësh për të konfirmuar këto rezultate paraprake.


Ne po planifikojmë të zgjerojmë indikacionet në disa kushte klinike që do t'i përcaktojmë në muajt në vijim.


Jemi në fillimin e një epoke të re, premtuese për neurorehabilitimin motorik. Në veçanti duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për pacientët që na kanë dhënë besimin e tyre”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page