top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILIARDIERI KUFIZOI QASJEN E UKRAINËS TE “STARLINK”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Miliardieri Illën Mask (Elon Musk) thuhet se ka bllokuar qasjen në Starlink disa herë gjatë luftës së Ukrainës dhe Rusisë, sipas një raporti të gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).


Ai mohoi një kërkesë nga ushtria e Ukrainës për të aktivizuar serverin pranë Krimesë, duke ndikuar në “strategjinë e fushëbetejës. Ai gjithashtu refuzoi aksesin për një dron të destinuar për anijet e kontrolluara nga Rusia.


Diskutimi rreth Starlink dhe Ukrainës ngre shqetësime për fuqinë e miliardierit në industri.


I njohur për kërkimin e kaosit, ai është përballur me kritika për ndikimin e tij në rrjetin shoqëror virtual “Twitter”, ku emri i platformës së fundmi u ndryshua në X, duke rezultuar në polemika dhe reagime.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page