top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MILIARDIERI MASK DO TË BËHET TRILIONERI I PARË NË BOTË NË VITIN 2027 | MILIARDIERI I PARË U BË XHAN D. RAKFELLËR (JOHN D. ROCKEFELLER) NË VITIN 1916 THEMELUES DHE AKSIONERI MË I MADH I STANDARD OIL.

Uashington, Amerikë | Miliardieri Illn Mask (Elon Musk) është në rrugën e duhur për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027.

 

Kjo u zbulua nga një raport nga Akademia Informa Connect, duke specifikuar se asetet e pronarit të Tesla-s, SpaceX dhe X (ish Twitter) janë rritur me një normë mesatare vjetore prej 110%.

 

Z. Mask (Musk), i cili ka dhënë mbështetjen e tij për kandidatin presidencial Danlld Tramp (Donald Trump) dhe që mund të luajë një rol në administratë nëse manjati fiton Shtëpinë e Bardhë, do të kurorëzohet gjithashtu njeriu më i pasur në botë këtë vit, me të ardhura prej 251 miliardë dollarësh, Indeksi i miliarderëve të entit mediatik Bllombërg (Bloomberg).

 

Sipas raportit, personi i dytë që do të bëhet trilioner do të jetë manjati indian Gautam Adani në vitin 2028 nëse shkalla e rritjes vjetore të pasurisë së tij mbetet në 123%.

 

Në të njëjtin vit mund të jetë radha e z. Jensen Huang, CEO i kompanisë teknologjike Nvidia dhe e z. Prajogo Pangestu, manjatit indonezian të energjisë dhe minierave.

 

Z. Bernard Arnault, kreu i LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton dhe personi i tretë më i pasur në botë me rreth 200 miliardë dollarë, është në rrugën e duhur për të arritur momentin historik të lakmuar në vitin 2030, të njëjtin vit me z. Mark Zakërberg (Mark Zuckerberg).

 

Pyetja se kush mund të jetë trilioneri i parë në botë ka magjepsur median dhe opinionin publik që kur bota kurorëzoi miliarderin e parë në vitin 1916, amerikanin Xhan D. Rakfellër (John D. Rockefeller), themelues dhe më pas aksioner më i madh i Standard Oil.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page