MILIARDIERËT “NUHASIN” SE BOTËS I KA ARDHUR FUNDI | NDËRTOJNË BUNKERË TË NËNDHESHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 26, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | YouTuber Zek (Zack) Nelson, i njohur si XherriRigEverithing (JerryRigEverything), ndërtoi një bunker nëntokësor në oborrin e shtëpisë së tij për më pak se 100000 dollarë dhe dokumentoi procesin tre mujor në shtatë video.
Edhe pse ai synonte një buxhet prej 80000 dollarësh, kostoja përfundimtare ishte 98265 dollarë, duke mbuluar shpenzimet si gërmimi i gropës dhe blerja e tubave për bunkerin.
Nelson e projektoi bunkerin duke përdorur tuba kullimi stuhish, të groposur 1.8 metër nën tokë për mbrojtje dhe izolim termik.
Tubat prej 7 metrash, që peshojnë 1814 kg secili, u ngjitën së bashku dhe Nelson planifikon të veshë hapësirën 400-500 metra katrorë si një “shtëpi e lëvizshme nën tokë”.
“Ka qenë një ëndërr e imja që kur isha i vogël të kisha një strehë fantastike të mbushur me teknologji ku një njeri mund të qetësohej”, tha Nelson në videon e tij fillestare.
“Unë mendoj se të gjithë në një moment e imagjinojnë fundin e botës, por nuk mendoj se është i afërt”, tha Nelson.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários