top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MILOT: U ARRESTUA KLAUDIO KOLA | U PROCEDUAN PENALISHT ARBËR ALIU; ELIO KOLA; GERARDO KOLA | ARBËR ALIU U PLAGOS DHE U TRANSPORTUA NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klaudio Kola.

 

U procedua penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Arbër Aliu (nga Malbardha).

2- Z. Elio Kola.

3- Z. Gerardo Kola.

 

Ata u përfshinë në konflikt fizik mes tyre.

 

Z. Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

 

Në lidhje me konfliktin e djeshëm, në Milot, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve hetimore dhe policore në lidhje me këtë rast:


-u arrestua shtetasi K. K., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, dëmtoi me mjet prerës, shtetasin A. A., si dhe i theu xhamin e automjetit;


-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., pasi dyshohet se dha deklarim të rremë në lidhje me konfliktin;


-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K. dhe G. K., gjithashtu të përfshirë në konflikt, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page