MINISTRI GJERMAN I EKONOMISË ROBERT HABEK (HABECK): NDIKIMI I TARIFAVE NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË I NGJASHËM ME PUSHTIMIN RUS TË UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habek (Habeck) e krahasoi ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës me atë të tarifave të ShBA-ës në një konferencë për shtyp.
Për ministrin Habek (Habeck) këto janë rritjet më destabilizuese të tarifave të nëntëdhjetë viteve të fundit, ndaj të cilave, është i nevojshëm një reagim i bashkuar dhe vendimtar, ashtu si në rastin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Ministri Habek (Habeck) më pas theksoi se pretendimi i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shfrytëzohen në marrëdhëniet e tyre tregtare nuk duhet besuar.
“Kjo deklaratë është e rreme. Globalizimi do të thotë të ndash punën në mbarë botën dhe për këtë arsye të gjithë fitojnë. Dhe një nga fituesit më të mëdhenj të globalizimit janë Shtetet e Bashkuara, të cilat, vitet e fundit kanë pasur ritme rritjeje dukshëm më të larta se Evropa”, tha ai.
Ministri Habek (Habeck) më pas përsëriti: “Siç kemi treguar në të kaluarën, ne duhet të përgjigjemi me qëndrimin e duhur, të përveshim mëngët dhe të gjejmë një rrugëdalje nga kjo situatë. Dhe kjo është ajo që pres nga qeveria e ardhshme”.
Ministri Habek (Habeck) theksoi gjithashtu se: “Tarifat e shpallura nga Shtetet e Bashkuara po dëmtojnë ekonomitë evropiane dhe amerikane dhe tregtinë ndërkombëtare.
Për konsumatorët amerikanë, kjo ditë nuk do të jetë dita e Çlirimit, por dita e Inflacionit.
Mania tarifore e SHBA mund të shkaktojë një spirale që mund t'i tërheqë vendet në recesion dhe të shkaktojë dëme masive në mbarë botën”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น