Berlin, Gjermani | Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha në një intervistë për entin mediatik “Politico” se forcat gjermane duhet të jenë gati për luftë, që do të thotë më shumë shpenzime.
“Ne kemi nevojë për një buxhet të mbrojtjes prej të paktën 80 miliardë, ndoshta 90 miliardë euro në vit nga viti 2028 e tutje për të përmbushur kërkesat që kemi për shkak të situatës më të ashpër të sigurisë”, tha ministri Pistorius.
Ministria e Jashtme gjermane iu referua në mënyrë specifike presidentit rus Vladimir Putin, i cili, ka zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës për gati tre vjet dhe ka kërcënuar se do të sulmojë aleatët që mbështesin Kievin në përpjekjen e tij për të mbrojtur veten.
“Nëse Putin sulmon, ne duhet të jemi në gjendje të shkojmë në luftë”, tha ministri Pistorius në intervistën e publikuar të shtunën.
Për të siguruar një rritje të tillë buxheti, ministri Pistorius tha se do të favorizonte një reformë të tavanit të borxhit të Gjermanisë, e cila, vendos një tavan kushtetues për deficitin buxhetor.
“Unë mendoj se është politikisht e pasaktë t'i përmbahemi fort shkurtimit të borxhit me këtë situatë”, tha ministri Pistorius.
“Nëse ne financojmë shpenzimet e nevojshme për mbrojtjen tonë nga buxheti i rregullt, kjo rrezikon sigurinë sociale dhe forcon partitë ekstremiste”, tha gjithashtu ministri gjerman i Mbrojtjes.
“Shkurtësia e borxhit, e miratuar me kushtetutë nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në 2009, kufizon deficitin strukturor buxhetor në 0.35% të PBB-së në kohë normale dhe kritikohet gjithnjë e më shumë nga forcat politike në Gjermani”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments