MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PARAQITI DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT TË RSH-së ILIR PRODA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 3, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, z. Ervin Hoxha paraqiti drejtorin e përgjithshëm, të Policisë së Shtetit, të RSh-së, Ilir Proda.
“Sot hapet një kapitull i ri në rrugën e Policisë së Shtetit dhe kjo për shkak se emërimi i z. Proda në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë”, tha ministri Hoxha.
“Nga sot prej Policisë së Shtetit presim qëndrueshmërinë e rezultateve, por, sidomos rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit. Procesi i reformave do të zhvillohet duke marrë parasysh rezultatet e gjithesecilit”, tha ministri Hoxha.
“Ju falënderoj për besimin që më është dhënë për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese garantoj që do të jenë të bazuara mbi performancën dhe integritetin asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë për këtë jap garanci maksimale”, deklaroi drejtori Proda.
Ministri Hoxha bëri me dije se ceremonia e betimit të drejtorit Proda do të kryehet kur të zgjidhen drejtuesit e 12 qarqeve policore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments