MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PRITI NË NJË TAKIM AMBASADOREN E KANADASË ELISSA GOLDBERG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm, i Republikës së Shqipërisë, Ervin Hoxha priti në një takim ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg.
Bashkëbisedimi mes tyre u përqëndrua në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Ministri Hoxha kërkoi intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacionit midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit.
Ambasadorja Goldberg shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kanadasë ndaj Shqipërisë për çështjet me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar, pastrimi i parave, problemet e migracionit, si dhe për trajnimet profesionale dhe efektive të Policisë së Shtetit.
Ministri Hoxha vlerësoi si të rëndësishëm komunikimin dhe takimet midis strukturave të policisë së të dy vendeve.
Në takim u vlerësua fakti se Shqipëria dhe Kanadaja bashkëndajnë angazhimin dhe vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Ambasadorja Goldberg uroi ministrin Hoxha për detyrën e re, duke i uruar një mandat të suksesshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments