top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA PRITI NË TAKIM ZYRTAR KREUN BRITANIK TË KOMANDËS PËR SIGURINË KUFITARE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR TANI BASUELL (TONY BUSWELL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 19
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Ervin Hoxha priti në një takim zyrtar kreun britanik të Komandës për Sigurinë Kufitare për Ballkanin Perëndimor, Tani Basuell (Tony Buswell).

 

Ministri Hoxha zhvilloi me z. Basuell (Buswell) zhvilloi një bisedë, të cilën, e vlerësoi si mjaft të frytshme dhe me interes për të palët.

 

Përfaqësuesi i autoritetit britanik shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nikoles Abët (Nicholas Abbott).

 

Komanda e Sigurisë Kufitare është Njësi e krijuar së fundmi në Ministrinë e Brendshme në Angli, me detyrë sigurimin e kufijve përmes kontrollit të emigracionit ilegal dhe doganave.

 

Ministri Hoxha ka kërkuar që të zgjerojnë hapësirat e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të ndryshme, përmes ngritjes së skuadrave të përbashkëta.

 

Bazuar mbi protokollet e nënshkruara mes dy palëve, theksova se kemi dhe jemi në kërkim të hapësirave të tjera për të zgjeruar bashkëpunimin përmes skuadrave hetimore të përbashkëta”, deklaroi ministri Hoxha, në një postim në rrjete sociale virtuale.

 

Bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe britanike për parandalimin e migracionit të paligjshëm po rezulton shumë pozitiv, duke ulur ndjeshëm hyrjet ilegale të shqiptarëve në Angli.


Operacioni ‘Marewood’ është një histori suksesi, në përmirësimin e bashkëpunimit operativ ndërmjet forcave të zbatimit të ligjit.


Ky bashkëpunim është thelluar përmes funksionimit të taskforcës së përbashkët, pjesë e së cilës është edhe Kosova, e synimi është të zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ministri Hoxha.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page