top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA U TAKUA SOT ME AMBASADORIN E RI TË ITALISË MARKO (MARCO) ALBERTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 19
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Ervin Hoxha u takua sot me ambasadorin e ri të Italisë Marko (Marco) Alberti.

 

Ministri Hoxha shkroi në rrjetet sociale se zhvilloi një bisedë shumë të mirë me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, z. Marko (Marco) Alberti, të cilit, i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrë.

 

Ministri Hoxha nënvizoi më tej se bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe konstatuam përkushtimin e plotë të palëve për të thelluar partneritetin strategjik.

 

Shqipëria mbetet e gatshme për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me Italinë mike, në fushat me interes të ndërsjellë, fokusuar në çështje të sigurisë”, tha ministri Hoxha.

 

Ministri Hoxha shtoi më tej se me ambasadorin foli për forcimin e luftës kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, përmes strukturave të përbashkëta hetimore dhe analizës së informacionit kriminal.

 

Shpreha edhe njëherë falënderime për mbështetjen e ofruar nga pala italiane në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, përmes dhurimit pak ditë më parë, të dy anijeve për Policinë tonë Kufitare, për monitorimin e hapësirës detare”, tha ministri Hoxha.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page