top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I DREJTËSISË I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ULSI MANJA: FTOJ QYTETARËT NË NEVOJË EKONOMIKE TË PËRFITOJNË NDIHMË JURIDIKE FALAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Drejtësisë, i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, ftoi sot qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe e kanë të pamundur ta përballojnë ekonomikisht, të mund ta përfitojnë falas përmes skuadrave të Ndihmës Juridike Falas.

 

Ministri Manja theksoi se ndihma juridike, si një nga mekanizmat që lindi bashkë me Reformën në Drejtësi, garanton akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

 

Ministri Manja ndau edhe një video, ku qytetarët mund të zbulojnë se si mund të përfitojnë nga shërbimet e Ndihmës Juridike Falas.

 

Ky shërbim është i pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të gjitha ata që i nevojitet ndihmë juridike falas apo avokat falas për proces gjyqësor.

 

Qytetarët duhet të paraqiten pranë 20 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore (në Tiranë, Lushnjë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Elbasan, Shkodër, Tropojë, Përmet, Pukë, Mat, Kavajë, Kurbin, Gjirokastër dhe Fier).

 

Nga kjo ndihmë përfitojnë qytetarët pa të ardhura dhe pasuri të mjaftueshme.

Viktimat e dhunës në familje.

Viktimat e abuzuar seksualisht.

Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Viktimat e mitur, të miturit në konflikt me ligjin.

Fëmijët të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Personat që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit.

Personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale, etj.

 

Për më shumë informacion të interesuarit duhet të kontaktojnë në www.ndihmajurdike.gov.al dhe numrin telefonik pa pagesë: 0800 10 10.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page