MINISTRI I JASHTËM I FEDERATËS RUSE SERGEI LAVROV: RUSIA U KA KËRKUAR SHBA-ës TË RIFILLOHEN FLUTURIMET DIREKTE MES DY VENDEVE; FILLIMISHT DUHEN HEQUR SANKSIONET NDAJ AEROFLOT-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet ndaj Aeroflot-ës për të lejuar rifillimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
Ministri Lavrov tha se propozimi është bërë më shumë se një muaj më parë, përpara një takimi midis palëve në Riad.
“Amerikanët e kanë pranuar, por deri më tani nuk kemi parë asnjë hap reciprok”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Hozzászólások