top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I IRANIT ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI) THA SE DO TË TAKOHET ME TË DËRGUARIN E SHBA-ës STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) NË OMAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 8
  • 1 min read

Algjer, Algjeri | Ministri i Jashtëm i Iranit tha të martën se do të takohet me të dërguarin e ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) në Oman.

 

Takimi do të ketë si fokus negociatat e para nën administratën e presidentit Tramp (Trump) që kërkon të ndalojë programin bërthamor të Teheranit që po avancohet me shpejtësi ndërsa tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme.

 

Duke folur për televizionin shtetëror iranian nga Algjeria, ministri Abbas Aragçi (Araghchi) tha se bisedimet do të ishin të tërthorta, me gjasë me ndërmjetësuesit omanë që do të kalonin mes dy palëve.

 

Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), në shpalljen e negociatave i cilësoi ato si bisedime të drejtpërdrejta.

 

Vite bisedimesh indirekte nën administratën e presidentit Baidn (Biden) nuk arritën asnjë sukses, pasi Teherani tani pasuron uraniumin deri në 60% pastërti - një hap teknik larg niveleve të nivelit të armëve.

 

Si ShBA-ës ashtu edhe Izraeli e kanë kërcënuar Iranin me sulm ushtarak lidhur me programin, ndërsa zyrtarët në Teheran gjithnjë e më shumë paralajmërojnë se mund të ndjekin potencialisht një bombë bërthamore.

 

Qëllimi ynë kryesor në bisedime është natyrshëm rivendosja e të drejtave të njerëzve si dhe heqja e sanksioneve dhe nëse pala tjetër ka një vullnet real, kjo është e arritshme dhe nuk ka asnjë lidhje me metodën, qoftë direkte apo indirekte”, tha ministri Aragçi (Araghchi).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page